Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Pejani 74-vjeçar arrestohet, nusja e djalit e denoncoi për dhunë -

Pejani 74-vjeçar arrestohet, nusja e djalit e denoncoi për dhunë

Bashkëjetesa e çifteve me prindërit e burrit shpesh shkakton telashe mes nuseve e vjehërrive, raste këto që përfundojnë në Polici. Për arsye nga më të ndryshmet, gratë denoncojnë vjehërrinë për dhunë në familje, duke kërkuar nga ndihmë nga organet e rendit.

Për një rast të tillë një 74-vjeçar nga Peja ka përfunduar në ndalim policor, pasi gruaja e djalit e raportoi në Polici, për shqetësimin dh frikën që po ia shkakton.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se rasti dyshohet të ketë ndodhur sot, në shtëpinë e tyre në rrugën “Ali Bajraktari” në Pejë. Në dëshminë e viktimës të dhënë para hetuesve policorë thuhet se babait i burrit të saj ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe për të mos mbaruar me kaq i ka kërkuar të largohet nga shtëpia.

Ngjarja të cilën e ka përshkruar në detaje, viktima ka thënë se ndodhi në orët e mëngjesit, për çka u detyrua të njoftojë Policinë.

Si rezultat i kësaj, i dyshuari u arrestua dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit u ndalua për 48 orë për veprën penale “Dhunë në familje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *