Samir Ujkani do të jetë pjesë e Empolit.
Portieri kosovar, Samir Ujkani ka firmosur kontratën e tij me skuadrën e Empoli, përcjell lajmi.net.
Kosovari i lindur në 1988 ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare.
Ujkani do të jetë me Empoli deri më 30 qershor të vitit 2023.
Anëtari i kombëtares së Kosovës do ta ketë numrin 22 në fanellën e tij.