Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë publike. Të shtëna me armë janë dëgjuar edhe në orët e para të së hënës, në rrugë “Xhavit Ahmeti”.
Mësohet se arma është shkrepur gjashtë herë, pasi në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur gëzhojat, që dyshohet se janë të armës që u përdor në rast.
Momentalisht nuk ka persona të dyshuar, por tashmë janë kryer ekzaminimet e nevojshme për të zbardhuar rrethanat se si ka ndodhur rasti.
Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar për veprën ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
FrontLajm do të ju mbajë të informuar me detajet e reja.