“Aktivizohet” Isa Mustafa, kërkon nga LDK rrëzimin e Kurtit

Pavarësisht miqësisë së dikurshme, Isa Mustafën nuk po e kënaq lidershipi i Lumir Abdixhikut.

Ish-kryeministri thotë se kryetarit të LDK-së i vjen turp nga e kaluara e partisë që e drejton.

“Vetëvendosje e ka mbjellë farën e tyre edhe te LDK-ja, edhe te njerëzit e LDK-së të cilët sot në një formë turpërohen nga ajo që ka punuar LDK-ja në të kaluarën”, ka thënë Mustafa për Tëvë1.

Ai kërkon që sa më parë LDK ta përdorë secilni mekanizëm për rrëzimin e Kurtit nga qeveria.

I pakënaqur me lidershipin partiak, duket se është edhe ish-numri dy i LDK-së.

Agim Veliu që rreth dy dekada udhëhoqi me Podujevën thotë se nuk ndryshon qëndrimin e dikurshëm për Lëvizjen Vetëvendosje.

“Moti ju kam treguar që Lëvizja Vetëvendosje nuk është zgjidhja për Kosovën. Aso kohe shumë kush nuk ka besuar por sot për ditë e më shumë po vërtetohen qëndrimet e mia edhe nga disa që më kanë linçuar, për shkak të qëndrimeve konsistente”, tha ai për tëvë1.

E po t’i kishin mundësitë e Abdixhikut, nga partia e Dardan Molliqajt thonë se qysh moti do ta rrëzonin Kurtin.

Përveç deklarimeve se Kurti nuk duhet të rrëzohet, në mënyrë që qytetarët ta marrin vesh se nuk është i aftë të qeverisë, Lumir Abdixhiku, ia pati thënë edhe këto fjalë kryeministrit.

Abdixhiku u zgjodh në krye të LDK-së në mars tē vitit të kaluar, derisa ditë më parë ia mori Kurtit një deputete nga Grupi Parlamentar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *