Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
“Qoftë tash, qoftë në shekullin e ardhshëm, serbët do ta shohin se Kosova është e shqiptarëve” -

“Qoftë tash, qoftë në shekullin e ardhshëm, serbët do ta shohin se Kosova është e shqiptarëve”

Ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill ka deklaruar se Serbia duhet të fillojë me pavarësimin e saj energjetik nga Rusia, në mënyrë që të ketë zgjedhje tjera të furnizimit.

“Në të ardhmen do të jetë në rregull që Serbia të marrë gaz nga Rusia, por kjo nuk është në rregull të ndodhë tani, dhe kjo është arsyeja që Serbisë i duhet ndihmë për të gjetur përcaktimin” ka thënë Hill.

I pyetur për zgjidhjen Kosovë -Serbi, Hill ka thënë se “qoftë kjo tani, qoftë në shekullin e ardhshëm serbët kur të zgjohen (nga gjumi), do të shohin se Kosova u takon shqiptarëve”.

Pikërisht, për këtë Hill ka thënë se shpreson që normalizimi i raporteve të arrihet në ndërkohë, në mënyrë që të vazhdohet me çështjet që janë të rëndësishme për njerëzit e rëndomtë”.

Hill ka shtuar se vendet e Perëndimit po kërkojnë nga Beogradi dhe Prishtina t’i përmbahen dialogut, të tentojnë të shmangen tensionet dhe që të krijohet hapësirë që të bise raportet normale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *