Pa u bërë një muaj nga sulmi i fundit nga një njësie policore në Prizren që shkoi për të intervenuar në një rast të dhunës në familje, ka ndodhur sulmi i dytë.
Tre zyrtarë të Policisë janë sulmuar fizikisht mbrëmë në rrugën e Kukësit në Prizren, pasi shkuan të intervenojnë në një rast të dhunës në familje.
Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se posa patrulla policore ka arritur në vendin e ngjarjes, i dyshuari i ka sulmuar tre policët derisa kanë qenë në veturë. Për të mos mbaruar me kaq, i njëjti ua ka dëmtuar edhe automjetin zyrtar dhe më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Mësohet se si pasojë e sulmit policët kanë pësuar lëndime trupore, për çka kanë marrë trajtim mjekësor në spital.
Në anën tjetër, i dyshuari ndodhet në arrati, ndërkohë që vetura me të cilën ishte larguar është gjetur e braktisur në një lokacion, pasi i njëjti ka ikur me një veturë tjetër.
I dyshuari është shpallur në kërkim, por akoma nuk është gjetur përkundër kërkimeve nga ana e Policisë