Ky është personi që dyshohet se sulmoi tre zyrtarët policorë në Prizren

FrontLajm ka raportuar pak më parë për sulmin fizik ndaj tre zyrtarëve policorë të Policisë Rajonale në Prizren. I dyshuari i ka sulmuar policët pasi shkuan të intervenojnë në një rast të dhunës në familje.

Sinjali mëson se personi i dyshuar është Kushtrim Buduri, 32-vjeçar, i cili tashmë është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se posa patrulla policore ka arritur në vendin e ngjarjes, i dyshuari i ka sulmuar tre policët derisa kanë qenë në veturë. Për të mos mbaruar me kaq, i njëjti ua ka dëmtuar edhe automjetin zyrtar dhe më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Sinjali mëson se si pasojë e sulmit policët kanë pësuar lëndime trupore, për çka kanë marrë trajtim mjekësor në spital.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i Hetimeve, teksa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë iniciuar rastet për veprën penale “Vrasje në tentativë’’ dhe “Dëmtim i pronës’’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe: Tentim vrasje në Prizren: Një person sul

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *