Si pasojë e dhunës nga bashkëshortët e tyre, shumë gra kosovare marrin lëndime të rënda trupore për çka iu duhet që detyrimisht të kërkojnë ndihmë mjekësore në spital. Një rast i tillë ka ndodhur dje në Fushë Kosovë, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje.
Gruaja ka deklaruar se pas dy vitesh bashkëjetesë, bashkëshorti i saj dhunën e kishte çuar në një nivel tjetër. Në muajin gusht viktima kishte pësuar frakturë në dorë, si pasojë e rrahjes brutale nga burri i saj.
Sinjali mëson se pavarësisht ngjarjes, ajo nuk ka denoncuar rastin në Polici, mirëpo e lodhur nga dhuna e vazhdueshme, ka vendosur që më në fund të kërkojë ndihmë dhe mbrojtje në organet e rendit.
I dyshuari është kërkuar që të arrestohet, mirëpo i njëjti nuk është gjetur akoma.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.