Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
E rëndë në Suharekë: Burri keqtrajton gruan e tij shurdhmemece, ajo lëndon veten që të ‘shpëtojë’ dhe të ikë -

E rëndë në Suharekë: Burri keqtrajton gruan e tij shurdhmemece, ajo lëndon veten që të ‘shpëtojë’ dhe të ikë

Numri i rasteve të dhunës ndaj vajzave dhe grave ka kohë që ka kaluar në shifra alarmante. Çdo ditë në Polici raportohen raste kur ato keqtrajtohen kryesisht nga bashkëshortët e tyre, por edhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur së fundi në fshatin Smadraxh të komunës së Suharekës, ku viktimë është një grua shurdhmemece.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije burri ka deklaruar se ka probleme me bashkëshorten e tij, e cila më pas është intervistuar nga Policia në prezencën e interpretuesit të gjuhës së shkronjave dhe zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale.

22-vjeçarja ka bërë të ditur se bashkëshorti i saj e keqtrajton fizikisht dhe e njëjta ka prerë veten në fytyrë me një copë xhami në mënyrë që të dalë nga shtëpia dhe të denoncojë rastin në organet e rendit.

I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndërsa viktima bashkë me fëmijët e mitur kanë shkuar të jetojnë te familja e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *