Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Kosovarët i ruajnë në banka mbi 5 miliardë euro -

Kosovarët i ruajnë në banka mbi 5 miliardë euro

Bizneset dhe familjet kosovare po del të kenë goxha para në banka.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës shuma që i ruajnë ata e tejkalon 5 miliardëshin.

Në një përgjigje me shkrim për Klankosova.tv zëdhënësi i BQK-së Kushtrim Ahmeti, tha se vlera e depozitave ka arritur në 5.2 miliardë.

Ai tha se kjo shifër është deri në muajin shtator.

“Ju njoftoj se deri në muajin shtator të këtij viti, vlera e përgjithshme e depozitave ka arritur në shumën prej 5.2 miliardë euro” – tha Ahmeti.

Derisa buxhet shtetëror për vitin 2023 pritet të jetë 3 miliardë e 212 milionë eurosh, njëherit më i larti në histori të ekzistimin të shtetit të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *