Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Kurti e Murati dalin sot para mediave: Pritet të flasin për mosekzekutimin e pagave ndaj grevistëve -

Kurti e Murati dalin sot para mediave: Pritet të flasin për mosekzekutimin e pagave ndaj grevistëve

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e tij të Financave kanë qenë dy emrat më të përfolur ditëve të fundit në vend, për shkak të qasjes që kanë pasur ndaj sindikatave që janë futur tashmë në grevë.

Kreu i MF-së, Hekuran Murati, ka marrë vendim që të mos iu ekzekutohen pagat atyre që marrin pjesë në greva, duke shkaktuar kështu reagime të shumta.

Nga Asociacioni i Komunave ka pasur presion të madh në drejtim të Qeverisë që të procedohen pagat për të gjithë dhe jo vetëm për një pjesë të punëtorëve, dhe duke se Qeveria do të veprojë.

Kështu ka bërë me dije Ramiz Lladrovci, derisa vetë Kurti dhe Murati do të dalin sot në një konferencë për media.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajnë konferencë për media”, ka njoftuar ZKM.

Konferencën do ta mbajnë bashkë në ndërtesën e Qeverisë dhe pritet të fillojë në orën 11:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *