Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, është deklaruar pas kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kanë përfunduar takimin pa arritur marrëveshje për targat në Bruksel.
Ai mosarritjen e kësaj marrëveshje e quajti zhgënjyese duke thënë se situata aktuale paraqet rrezik për sigurinë dhe jetesën e njerëzve në Kosovë, si dhe largon vëmendjen nga misioni i qeverisë për të përmirësuar jetën e tyre.
“Është zhgënjyese që sot nuk është arritur asnjë marrëveshje. Situata aktuale paraqet rrezik për sigurinë dhe jetesën e njerëzve të zakonshëm në Kosovë dhe largon vëmendjen nga misioni qeverisës për të përmirësuar jetën e tyre.
Të gjitha palët duhet të shmangin veprimet që mund të çojnë në një përshkallëzim të tensionit ose të shkaktojnë kërcënime për sigurinë. Nevoja urgjente është të bëhet përparim në një marrëveshje normalizimi që do t’i bënte të panevojshme mosmarrëveshjet për çështje të tilla si targat”, u shpreh ai.