LAJMI I FUNDIT: Nesër nga kjo orë nis gjobitja e veturave me targa ilegale

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjobat e para do të fillojnë të shqiptohen që nga e marta e 22 nëntorit, me fillim nga ora 08:00 për shoferët të cilët vozisin veturat me targat ilegale KM.

“Policia e Kosovës e ka bërë të ditur se do të filloj  zbatimin e shqiptimit të gjobës sipas legjislacionit në fuqi, i cili sipas vlerësimit dhe planit policor pritet të filloj po në këtë datë (22.11.22) gjatë ndërrimit të paradite”, thuhet në përgjigjen e Policisë për RTV Dukagjinin.

Ata shtuar se referuar situatë dhe zhvillimeve aktuale në vend, Policia është duke i përcjellë këto zhvillime dhe në aspektin operacionale dhe vendimeve te autoriteteve shtetërore.

“Referuar situatës dhe zhvillimeve aktuale në vend, Policia e Kosovës në vazhdimësi përcjellë këto zhvillime dhe në aspektin operacional bënë vlerësime profesionale konform të cilave ndërmerre masa të nevojshme, të arsyeshme dhe të ligjshme për zbatimin e ligjit dhe vendimeve të autoriteteve shtetërore të Kosovës”, thuhet në përgjigje.

Faza e parë e planit për targa përfshiu qortimin e shoferëve që ngasin makina me targa të paligjshme. Ndërsa, faza  e dytë që pritet të nis nga e hëna e 21 nëntorit, parasheh gjoba prej 150 euro.

Ndërkaq për shkak të takimit të Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel është shtyre për të martën e 22 nëntorit.

Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimit të planit për ri regjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe, që nga një nëntori 1 këtij viti. Si rrjedhojë,  tensionet në mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *