Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Murati njofton qytetarët: Kështu mund të përfitoni nga subvencionimi i Qeverisë -

Murati njofton qytetarët: Kështu mund të përfitoni nga subvencionimi i Qeverisë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë që është procesuar në llogaritë e konsumatorëve pagesa e subvencionit për faturën e muajit shtator të energjisë elektrike.

Murati përmes një statusi në Facebook, tha që përfituesit, vlerën e subvencionit mund ta shohin të reflektuar edhe në llogarinë online me furnizuesin.

“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se tashmë është procesuar dhe reflektuar në llogaritë e konsumatorëve pagesa e subvencionit për faturën e muajit shtator të energjisë elektrike, për të gjithë ata që kanë kursyer, sipas kushteve të masës mbështetëse. Të gjithë përfituesit, vlerën e subvencionit mund ta shohin të reflektuar edhe në llogarinë online me furnizuesin. Secili konsumator aktiv (fatura mbi 5 euro), që ka kursyer sasinë e kWh me së paku 5% krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, përfiton subvencionim të faturës aq sa dyfishi i përqindjes së kursimit”, ka shkruar ai.

Tutje Murati thotë që maksimumi i subvencionit për një muaj, është vlera e faturës së muajit përkatës, apo tavani 50 euro, cilado të jetë më e ulët.

“Shembull: Nëse në shtator 2021 keni shpenzuar 1,000 kWh, ndërsa në shtator 2022 keni shpenzuar 800 kWh, i bie që keni kursyer 20% të energjisë elektrike. Subvencioni llogaritet duke dyfishuar përqindjen e kursimit, pra 2×20%=40%, dhe aplikohet ne vlerën e faturës së muajit aktual. Pra nëse fatura e shtatorit është 40 euro, për shkak se keni kursyer, ju përfitoni subvencion 40% x 40 euro, apo 16 euro. Për muajin shtator, kriterin për subvencion e kanë përmbushur 167,571 konsumatorë rezidencialë të energjisë elektrike. Qeveria për familjet”, shkroi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *