Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se nëse Granit Xhaka dënohet nga FIFA, atëherë vetë ai do ta paguajë gjobën
Në një postim në Facebook, Pacolli ka thënë se një gjë të tillë ia ka bërë të ditur edhe Granitit.
Postimi i tij:
Nëse emri Jashari shqetëson FIFA-n apo botën dhe Granit Xhaka dënohet se ka mbajtur pas ndeshjes këtë emër të shenjtë, atë gjobë do ta paguaj personalisht unë, në emër të popullit shqiptar. Këtë ia kam njoftuar sot personalisht edhe Granitit. Tani ecim tutje dhe u urojmë atyre fat të vazhdueshëm kundër Portugalisë.