Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Duda Balje: Po, do ta votojë Trustin -

Duda Balje: Po, do ta votojë Trustin

Deputetja e Grupit Multietnik në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje përsëri do të votojë pro tërheqjes së mjeteve nga Trusti.

Votën për, e njëjta e dha edhe dje në Komisionin për Buxhet, Punë Dhe Transfere.

“Unë për vete e kam përkrah edhe në Komision, por do të votoj për edhe në Kuvend”, ka thënë ajo, për Front Online.

E, pyetur se cili është qëndrimi i grupit multietnik sa i përket kësaj çështjeje, Balje ka deklaruar se gjysma e grupit janë pro.

“Tash në Kuvend secili prej deputetëve vendosin për vete , por unë mendoj se gjysma e grupit multietnik jemi pro. Ne si boshnjak jemi për, dhe për të tjerët nuk e di”, ka shtuar ajo, për Front Online.

Dje në Komision nga nëntë vota, katër ishin për, tri kundër dhe dy abstenime.

Nga Lëvizja Vetëvendosje abstenuan Visar Korenica dhe Eman Rrahmani, shkruan Front Online.

Deputetët që votuan kundër këtij Projektligji ishin: Armend Muja, Enver Haliti, nga Vetëvendosje dhe Jeta Statovci, nga Lista Guxo.

Me vota 44 për, 57 kundër dhe një abstenim më 23 qershor të këtij viti Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *