Qytetarët serbë në veri kanë filluar të mblidhen në Rudarë, në afërsi të Zveçanit.
Sipas informatave të Radios Evropa e Lirë nga vendi i ngjarjes, aty janë parë burra të maskuar dhe gra.
Arsyeja e mbledhjes ende nuk është bërë e ditur, por ka informata se kjo vjen pas një arrestimi në veri.
Në këtë vend, Rudarë, më herët janë ngritur barrikada nga serbët lokalë./REL/