LAJMI I FUNDIT: Serbët fillojnë të mblidhen në veri, vendosin barikada

Qytetarët serbë në veri kanë filluar të mblidhen në Rudarë, në afërsi të Zveçanit.

Sipas informatave të Radios Evropa e Lirë nga vendi i ngjarjes, aty janë parë burra të maskuar dhe gra.

Arsyeja e mbledhjes ende nuk është bërë e ditur, por ka informata se kjo vjen pas një arrestimi në veri.

Në këtë vend, Rudarë, më herët janë ngritur barrikada nga serbët lokalë./REL/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *