Jose Miguel Polanco është një tifoz spanjoll i futbollit, parashikimi i të cilit për fitimin e Kupës së Botës në vitin 2022 nga Messi është rishfaqur.
Rreth 7 vite më parë, ai bëri një parashikim të rastësishëm për faktin se Messi do të fitonte Kupën e Botës në Katar dhe do të kurorëzohej lojtari më i madh i historisë, përcjell FrontLajm.
Në fakt, ai ishte aq i sigurt për postimin e tij në Twitter nga viti 2015, saqë u kërkoi njerëzve që të ktheheshin në të pas 7 vitesh. Ai parashikoi edhe datën e finales, e cila ka ngjallur pak dyshime në mendjet e shumë njerëzve.
“18 dhjetor 2022. 34-vjeçari Leo Messi do të fitojë Kupën e Botës dhe do të bëhet lojtari më i madh i të gjitha kohërave. Kontrolloni përsëri me mua pas 7 vjetësh.”