Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Lajm i mirë për të gjithë pensionistët -

Lajm i mirë për të gjithë pensionistët

Kushtetuesja u ka njohur kontributin personave që janë larguar nga puna në vitet 90-ta duke gjetur shkelje në ligjin për skema pensionale ku shteti ua njeh kontrubitet vetëm personave që kanë 15 vite përvojë pune. AAK që e kanë nisur si nismë ligjore, e mirëpret vendimin njësoj edhe shoqata e pensionistëve.

Kriteri që pensionistët t’i kenë 15 vjet përvojë pune para luftës në mënyrë që t`u njihen kontributet pensionale, tash e një kohë të gjatë ka ngritur reagime në masë. Por, neni 8 i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti është vlerësuar kundër kushtetues nga Gjykata Kushtetuese pasi parashtrimit nga Supremja. “Gjykata, njëzëri, vendosi që kërkesa është e pranueshme dhe paragrafi 2 i nenit 8 të Ligjit nr.04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti në lidhje me nën-paragrafin 2.3 të paragrafit 2 të nenit 6 të Udhëzimit Administrativ nr.09/2015 për “Kategorizimine Shfrytëzuesve të Pensionit Kontributpagues sipas Strukturës Kualifikuese dhe Kohëzgjatjes së Pagesës së Kontributeve-Stazhit

Pensional”, nuk janë në përputhshmëri me nenin 24 [Barazia para Ligjit] në lidhje me nenin 14 (Ndalimi i diskriminimit) dhe nenin 1 (Ndalimi i Përgjithshëm i Diskriminimit) të Protokollit nr. 12 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.”

Më së shpeshti këtë temë në Kuvend e ka ngritur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila kishte tentuar që përmes një nisme ligjore të bënte ndryshimet. E, fort pozitiv po e sheh këtë vendim të Kushtetueses, deputeti i AAK-së Shemsedin Dreshaj, i cili pret që brenda 6 muajsh ky ligj të ndryshohet. burimin nga kontabilistit

“Ky është një ligj i cili popullatës, shqiptarëve të Kosovës u thotë shkoni merrne pensionin në Serbi për shkak se nuk i keni 15 vjet që të merrni pensionin e Kosovës.Pensioni të jetë ekuivalent me vitet që keni kontribuuar, pra do të thotë nëse ju keni kontribuar dhjetë vite,
për ato dhjetë vite ju të gëzoni pensionin që e keni”, ka thënë Dreshaj.

Vendimin e Kushtetueses e ka mirëpritur edhe kryetari i Shoqatës së Pensionistëve, Nijazi Gashi, që thotë se ky ligj u ka kushtuar shumë një numri të madh të pensionistëve.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i obligon të gjitha nivelet juridike të shtetit të Kosovës për vendimet që ajo i merr. Eshtë një lajm i mirë për gjithë qytetarët e Kosovës, posaçërisht për ata që tani janë në pension.Dhe është një satisfaksion moral dhe shpirtëror për ata që
diskriminuan për 22 vite”, ka thënë Gashi. Gjykata Kushtetuese në njoftimin e saj bëri të ditur se iu referua Opinioneve relevante të Komisionit të Venecias dhe kërkoi edhe
mendimin e Gjykatave Kushtetuese anëtare të Forumit të Komisionit të Venecias./RTV Dukagjini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *