Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi do të rikthehet në ring, me 25 shkurt.
Krasniqi ka bërë të ditur kundërshtarin, i cili do të jetë numri një i Belgjikës Timur Nikarkoev.
“Jam shumë i lumtur të ju informojë, se me datë 25 Shkurt 2023 do të rikthehem në ring në arenën madhështore “AUDI DOME” të qytetit gjerman MUNICH. Kundërshtari im do të jetë Nr. 1 i Belgjikës, Timur Nikarkhoev. Së bashku me mua në atë mbrëmje do të boksojnë edhe shumë boksier shqiptar (siq janë: James Kraft, Shefat Isufi, Armend Xhoxhaj, Isuf Kelmendi dhe Kushtrim Tahirukaj), ka shkruar Krasniqi.
Ai ka potencuar se mezi pret për të shënuar fitoren, teksa përmend padrejtësin që i është bërë sipas tij, në duelin e fundit kundër gjermnait Dominic Boesel.
“Me padurim po e pres këtë mbrëmje, për të shënuar fitoren e radhës dhe për të ju gëzuar juve të gjithve, sepse mbështetja që me keni dhënë ju miqt dhe tifozët e mij të dashur, pas padrejtësisë që më është bërë në duelin tim të fundit ka qenë e pa-përshkrueshme”.