105 euro është vlera e koeficientit të pagave për punëtorët e sektorit publik, ka vendosur Qeveria e Kosovës të mërkurën, pasi ka miratuar ndryshimet në Ligjin e Buxhetit. Ndryshimet janë dërguar për miratim në Kuvend.
Nga koeficienti i ri preken më shumë se 80 mijë punëtorët të sektorit publik. Për të llogaritur pagën, duhet shumëzuar vlerën e koeficientit me koeficientin. Rezultati është paga bruto.
Për shembull një mësimdhënës i shkollës fillore dhe të mesme të ulët ka koeficient 5.6.
Llogaritja: 5.6 (koeficienti) x 105 (vlera e koeficientit) = 588 euro pagë bruto