E tmerrshme: Sulmohet seksualisht një 12-vjeçare në Gjakovë, i dyshuari e puthi me zor në buzë

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Raste të tilla ndodhin edhe në hapësira publike, lokale, vende të ndryshme të punës, çka po ngrit shqetësim se siguria po cenohet. Jo rrallëherë ndodhë që viktimat të jenë edhe vajzat e mitura.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Ali Ibra’ në Gjakovë, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht një vajzë të mitur.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një vajzë 12-vjeçare e cila bashkë me nënën e saj ka denoncuar rastin në Polici. E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur derisa vajza ishte duke shkuar në market, ku gjatë rrugës i kishte dalë në pritë i dyshuari, po ashtu i mitur, i cili e ka puthur me dhunë në buzë. I njëjti dyshohet se ka tentuar që ta çojë të miturën në një lokacion aty afër.

Bazuar në dëshminë e nënës së viktimës, kjo ngjarje ka ndodhur disa herë, pasi i dyshuari i ka përsëritur këto veprime herë pas herë.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *