Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
22-vjeçari shqiptar hero në mediat greke, pasi shpëtoi fëmijën 1 vjeç nga zjarri -

22-vjeçari shqiptar hero në mediat greke, pasi shpëtoi fëmijën 1 vjeç nga zjarri

Një shqiptar 22-vjeçar ka shpëtuar një fëmijë në qendër të qytetit Lamia në Greqi, pasi banesa ku 1-vjeçari ndodhej mori flakë.

Në mediat greke 22-vjeçari Dionis Abdiaj tashmë konsiderohet një hero. Ai shpëtoi një djalë 1-vjeçar pasi flakët përfshinë dhomën e tij në një shtëpi të vjetër ku jetonte një grua 57-vjeçare rome me tre nipërit e saj, 6 dhe 1 vjeç pasi prindërit mungonin.

Dionisi ishte duke shkuar për në shtëpi kur dëgjoi thirrje për ndihmë dhe vrapoi për të parë se çfarë po ndodhte.

Sapo ka mbërritur në vendngjarje ka parë shumë tym dhe një prej dhomave ishte rrethuar nga flakët.

Jashtë saj, gjyshja me dy fëmijët më të mëdhenj si dhe fqinjët që thërrisnin për ndihmë ishin në panik.

22-vjeçari sapo ka dëgjuar njërin prej vëllezërve që duke qarë i tha se foshnja ishte brenda në shtëpi hyri në dhomën mes flakëve për të shpëtuar djalin e vogël.

“Fëmija po qante dhe me një zë që dridhej më tha se foshnja ishte në shtëpi. Menjëherë hodha xhaketën dhe i dhashë një goditje të fortë dritares së dhomës. Hyra brenda dhe mora foshnjën që ishte i rrethuar nga flakët. Gjithçka ndodhi kaq shpejt. Fatmirësisht fëmija shpëtoi dhe është mirë. Bëra atë që do të bënte çdo njeri nëse i rrezikohej jeta…”, ka deklaruar Abdiaj.

Zjarrfikësja dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit përpara se të përhapej në banesat e tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *