Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
E konfirmuar: Shkon në Gjykatë Kushtetuese projektligji me shumë rëndësi i qeverisë -

E konfirmuar: Shkon në Gjykatë Kushtetuese projektligji me shumë rëndësi i qeverisë

Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është kontestuar në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Demokratike e Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar për “Betimin për Drejtësi” Përparim Gruda, koordinator i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetin e Qeverisjes së Mirë në PDK.

Më 9 shkurt 2023, Kuvendi i Kosovës e miratoi në lexim të dytë Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Afati për dorëzimin e kërkesës në Kushtetuese, sipas Nenit 113.5 të Kushtetutës së Kosovës, parashtrohet brenda një afati prej tetë ditësh nga dita e miratimit të ligjit ose vendimit të caktuar.

Dje ka qenë dita e fundit, kur pala e autorizuar, në këtë rast dhjetë deputetë mund ta dërgojnë këtë ligj për ta kontestuar në Gjykatën Kushtetuese. Një gjë të tillë e ka shfrytëzuar PDK, duke ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, projektligji nuk procedohet nga ana e Kuvendit për shpallje tek Presidentja e Republikës së Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *