Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Njoftim më rëndësi rreth Ligjit të Pagave -

Njoftim më rëndësi rreth Ligjit të Pagave

Për dërgimin e Ligjit të Pagave në Gjykatën Kushtetuese ekzistojnë disa baza.

Afati për dorëzimin e tij në Kushtetuese me inicim të 10 deputetëve tanimë ka përfunduar.

Kështu, ka bërë të ditur Gzim Shala, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD).

“Për tu dërguar një ligj në Gjykatën Kushtetuese janë disa baza të juridiksionit sipas nenit 113 të Kushtetutës. Njëra prej tyre është dërgimi i një Ligji për vlerësim nga 10 deputetë, para se ligji të dërgohet për dekretim në Gjykatën Kushtetuese. Kjo duhet të ndodhë brenda 8 ditëve nga dita e miratimit të Ligjit në Kuvend. Kështu, në rastin e Ligjit të Pagave, ky afat tanimë ka kaluar”, ka thënë Shala

Kurse, thotë se ka ende afat nëse kjo gjë bëhet me inicim të 30 deputetëve, apo institucione të tjera.

“Njëra prej bazave të tjera për dërgimin e ligjit për vlerësim në gjykatës kushtetuese është neni 113.2. i Kushtetutës. Sipas këtij neni, inicimin e rastit mund ta bëjnë Kuvendi i Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Qeveria dhe Avokati i Popullit. Sa i përket Kuvendit, kjo mund të bëhet nga të paktën 30 deputetë, brenda periudhës kohore prej 6 muajve që nga hyrja e ligjit në fuqi. Kështu, tanimë nuk ka afat për inicim të rastit nga 10 deputetë, por ka ende afat për inicim të rastit nga 30 e më shumë deputetë”, është shprehur ai.

Për Ligjin e Pagave ka folur edhe deputetja e LDK-së, dhe ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.

Ajo ka thënë se afati ligjor për ta dërguar këtë ligj në Kushtetuese u kishte përfunduar, por se presin që të njëjtin ta dërgojë në këtë institucion Avokati i Popullit.

“Ligjin për Zyrtar Publik e kemi dërguar në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa Ligjin e Pagave nuk kemi mundësi ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese sepse padrejtësitë e këtij Ligji janë shpërfaqë vetëm pas caktimit të vlerës monetare të koeficientit dhe atëherë kishte kaluar afati ligjor për ta dërguar Ligjin në Kushtetuese. Tani presim që Avokati i Popullit ta kryej punën sipas mandatit të tij dhe tani kur ka pranuar mbi 30 ankesa të dërgoj Ligjin e Pagave në Kushtetuese”, ka deklaruar Bajrami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *