Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka diskutuar sot në telefon me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Kjo bisedë vjen pak ditë para takimit të së hënës në Bruksel.
Gjatë kësaj bisede, Kurti konfirmoi qëndrimin e tij për propozimin evropian si bazë të mirë për bisedimet e mëtutjeshme drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
“Për marrëdhënie normale, evropiane e të fqinjësisë së mirë, Kryeministri Kurti theksoi që përveç njohjes reciproke në qendër të marrëveshjes, duhet t’i konsiderojmë edhe të drejtat e pakicave kombëtare”, thuhet në njoftim.
“Kryeministri falënderoi z. Chollet për mbështetjen përgjatë procesit të dialogut dhe vëmendjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e posaçërisht të z. Chollet personalisht”.