Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Mërgimtari e pëson keq posa mbërrin në aeroport, dhëndri i del në pritë dhe e rrah -

Mërgimtari e pëson keq posa mbërrin në aeroport, dhëndri i del në pritë dhe e rrah

Konfliktet në familjet kosovare janë mjaft të shpeshta dhe kjo dëshmohet çdo ditë me raportimin e dhjetëra rasteve, në të cilat përfshihen prindërit, fëmijët, dhëndurët e miqtë. Për motive të ndryshme, ata futën në sherr me njëri-tjetrin e për pasojë përfundojnë në Polici, ose si të dyshuar, ose duke kërkuar ndihmë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dhe këtë herë viktimë është një mërgimtar, i cili posa erdhi nga Anglia, u përball me dhunën e dhëndrit të tij.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari F.B., bashkë me vëllain e tij, i kanë dalë në pritë mikut të tij (viktimës), të cilin e kanë sulmuar fizikisht, për shkak të një mosmarrëveshje që kanë pasur që një kohë mes vete.

I dyshuari, i cili është nga Prishtina, vendosi t’i qërojë hesapet posa viktima erdhi në Kosovë, të cilin pasi e sulmoi u largua nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se përballë kësaj situate, i riu vendosi ta denoncojë rastin në Polici, ku ka rrëfyer detajet e ngjarjes që kishe ndodhur dhe problemin që e ka me të dyshuarin.

Me t’u përfunduar procedurat në Polici, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore posa të sigurohet prezenca e të dyshuarve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *