Reshjet e shiut, paralajmërohen vërshime në disa komuna të Kosovës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se reshjet e shiut që kanë filluar mund të paraqesin vërshime të shpejta.

Sipas IHK-së, situata e ngarkuar pritet të jetë në sistemet e lumenjve në Klinë, Lumi i Istogut, Drini Bardhë (rrjedha e sipërme), Bistrica e Pejës, Deçanit, Ereniku, dhe në lindje, pellgu Morava e Binçës.

“Reshet të intensitetit të ulët të cilat kanë filluar gjatë ditës së sotme dt: 26.02.2023, në pjesën perëndimore dhe jugore, gradualisht do të përfshinë pjesën më të madhe të vendit, ku si pasojë gjatë dt: 27.02.2023, nëpër disa zona të lokalizuara mund të paraqiten vërshime të shpejta.

Situatë më e ngarkuar parashihet të jetë në pjesën perëndimore të vendit, kryesisht në sistemet e lumenjve, Klina, Lumi Istogut, Drini Bardhë (rrjedha e sipërme), Bistrica e Pejës, Deçanit, Ereniku, dhe në lindje, pellgu Morava e Binçës”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *