Ka 10 ditë prej kur në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, është larguar pija “Golden Eagle” duke u zëvendësuar me një tjetër.
Luizi, ishte ai që u tregoi banorëve që pija e preferuar e tij nuk është më pjesë e shtëpisë, dhe se është zëvendësuar.
Së fundi, Nita dhe Shpati, dy banorët nga Kosova, flasin rreth një pije, të cilës nuk i përmendën as emrin, e që ata thanë se është prodhim serb.
Nita tregon që kur është futur në shtëpi si pije, nuk e ka konsumuar asnjëherë.
Tutje është Shpati ai që thotë se tani as ai nuk po e konsumon, por që për dallim nga Nita e ka kuptuar më vonë një gjë të tillë.