Derbi i sotëm i Superligës së Kosovës mes Ballkanit dhe Llapit përfundoi me përleshje të tifozëve.
Tifozët e Ballkanit sulmuan ata të Llapit duke dëmtuar ulëset e stadiumit “Zahir Pajaziti”, shkruan FrontLajm
Përleshja vazhdoi edhe më pas, ndërsa sipas burimeve të FrontLajm janë arrestuar 11 persona, dy autobus janë të dëmtuar, kurse dy polic kanë mbetur të
lënduar pas kësaj ngjarje.
Kujtojmë që ndeshja u përmbyll me fitoren e Llapit me rezultat 3-2.
/FrontLajm/