Vuçiq ‘zbulon’ vijat e kuqe të Serbisë: Qe pse nuk firmosa asgjë të shtunën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të dielën se do të ketë shumë gjëra më të vështira për vendin e tij në të ardhmen, pasi më 18 mars, u arrit një marrëveshje për zbatimin e planit të BE-së mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka theksuar se “Serbia nuk varet më vetëm nga vullneti i mirë i Prishtinës”, raporton Danas, transmeton Paparaci.

“Tashmë nga shkalla në të cilën jemi gati të bëjmë disa gjëra kur flasim për rrugën evropiane”, tha ai, ndërsa u shpreh se mbrëmë se nuk ka firmosur asgjë.

“Nuk kam nënshkruar sepse Serbia është një vend i njohur ndërkombëtarisht dhe Kosova nuk është për mua. Dhe nuk dua të bëj marrëveshje juridike ndërkombëtare me Republikën e Kosovës”, tha Vuçiq në një konferencë për media.

Ai tha se “vijat e kuqe janë kundërshtimi i njohjes së Kosovës si shtet i pavarur dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB”.

Megjithatë, ai shtoi se Serbia është e gatshme të punojë në zbatimin deri në këto vija të kuqe.

Vuçiq tha se Serbia dëshiron normalizimin e marrëdhënieve sepse “nuk mund të jetohet me mure”.

“Por ne kemi një punë të madhe përpara nesh”, tha Vuçiq, duke iu referuar veçanërisht çështjes së personave të zhdukur, i cili duhet të diskutohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *