Edhe Nora Gjakova po vazhdon me paraqitje fenomenale në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Gjeorgji.
Ajo triumfoi në gjysmëfinale ndaj xhudistes nga Kanadaja, Jessica Klimkait.
Xhudistja kosovare në çerekfinale mposhti gjermanen Pauline Starke në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Ajo shënoi tri fitore deri më tani, duke u treguar formën e saj të lartë.
Ndërsa tani në finale përballet me xhudisten nga Serbia, Marica Perisic.