Fantastike: Rritet vlera e Muriqit në tregun e transferimeve, ja sa kushton ‘pirati kosovar’

Vedat Muriqi pa dyshim se është duke e kaluar një sezon të karrierës të Mallorca.

Ai është top-golashënuesi i tyre dhe njëri nga më meritorët që Mallorca po bën mjaft mirë këtë sezon në elitën e futbollit spanjoll.

Madje, sulmuesit kosovar i është rritur ndjeshëm vlera në treg.

Në përditësimin e bërë mbrëmë, Vedat Muriqi tani vlen 15 milionë euro, duke u rritur për pesë milionë.

Muriqi me shokë tani kanë përballë vetes dy ndeshjet kualifikuese për Kampionat Evropian me Kosovën.

“Dardanët” do të ndeshen nesër në udhëtim me Izraelin, kurse të martën në “Fadil Vokrri” e presin Andorrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *