Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi përmes rrjeteve sociale ka reaguar për ndeshjen e sotshme që ‘Dardanët’ luajnë ndaj Izraelit për para-kualifikim në Euro 2024.
Muriqi thotë se tani është koha që të fokusohemi në ndeshje.
“Tani është koha për t’u fokusuar. Hajde Kosovë”, ka shkruar në rrjetet sociale sulmuesi i Mallorca-s.
Kujtojmë që Muriqi pritet të jetë në formacionin startues për ndeshjen ndaj Izraelit që zhvillohet sot nga ora 18:00 në Tel Aviv.
Tani është koha për t’u fokusuar. Hajde Kosov! ???????? pic.twitter.com/1EqnaxL4zd
— Vedat Muriqi (@MuriqiVedat) March 25, 2023