Kombëtarja e Kosovës e fillon sonte fazën kualifikuese për ‘Euro 2024‘.
“Dardanët” do të përballen me kombëtaren e Izraelit, me ndeshjen që luhet në ora 18:00.
Kosova ka zbarkuar ditën e djeshme në Izrael dhe gjithashtu ka kryer stërvitjen e fundit para ndeshjes që luhet sonte në “Bloomfield Stadium”.
Bazuar në 5 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Kosova ka realizuar 9 gola, kurse ka pranuar 8. Në anën tjetër, Izraeli ka realizuar 11 dhe ka pranuar 10 të tillë nga kundërshtarët.
Një mesatare e lartë golash tek dy kombëtaret që jep sinjal se edhe sonte mund të ndodhë një gjë e tillë.