Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se në orët mbrëmjes në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore ka shpërthyer një zjarr.
Nga MD-ja thuhet se Policia është në vendin e ngjarjes dhe se nga informacionet e para nuk ka dëme të shkaktuara nga zjarri.
“Personat përgjegjës tashmë po merren me shkaqet e shpërthimit të zjarrit” thuhet në njoftim.
“Në orët e mbrëmjes, jemi njoftuar që në ndërtesën e Institutit të Mjeksësisë Ligjore, ka shpërthyer një zjarr. Të menjëhershme kanë qenë intervenimet e zjarrëfikësve. Policia është në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zv. Ministri, Blerim Sallahu.Sipas informacioneve qe kemi aktualisht nga vendi i ngjarjes, nuk ka dëme që janë shkaktuar nga zjarri. Personat përgjegjës tashmë po merren me shkaqet e shpërthimit të zjarrit” thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë: