Qytetari anonim pagoi 300 pitalka, ata që kanë nevojë i ftoi që të marrin

Muaji i shenjtë i ramazanit për besimtarët mysliman është muaj edhe i solidaritetit.

Në këtë muaj një qytetar i Fushë Kosovës, ka paguar 300 pitalka në një furrë ne qytet edhe ka bërë thirrje që të shkojnë të marrin kushdo që ka nevojë.

Në mediat lokale të këtij qyteti është njoftuar për këtë gjest fantastik.

Te furra Lirimi që gjendet ne rrugën ‘Dardania’ ne Fushe Kosove sapo i pagova 300 pitalka për ramazan, kush ka nevojë mundet me shku me marrë.

Agjërim të lehte ’ është mesazhi që e ka dërguar qytetari i cili ka dashur të mbetet anonim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *