Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Çfarë pasoja e presin Kosovën dhe Serbinë nëse nuk implementohet marrëveshja? Flasin nga BE -

Çfarë pasoja e presin Kosovën dhe Serbinë nëse nuk implementohet marrëveshja? Flasin nga BE

Zёdhёnёsi i Bashkimit Evropian Peter Stano ka porositur se Kosova dhe Serbia kanё detyrime ndёrkombtёtare dhe nga tё dyja vendet pritet qё tё implementojnё marrёveshjen në plotni. Nё tё kundёrtёn, porosit Stano, do ketё pasoja.

“Sigurisht që do të ketë pasoja. Do të ketë pasoja politike, pasoja reputacioni, si dhe pasoja financiare. Dhe kjo thuhet edhe në marrëveshjen e dakorduar, për të cilën janë pajtuar të dyja palët”, ka porositur Stano.

Kёto komentet e zёdhёnёsit tё Brukselit vijn pasi qё presidenti Serb Aleksandër Vuçiq sёrish ka pёrsёritur se shteti i tij nuk do i zbatoj tё gjitha nenet e marrёveshjes mbi rrugёn drejt normnalizimit tё marrёdhёnive nё mes tё Kosovёs dhe Serbisё.

Ndonёse nuk deshi t’i komentoj drejtprёsёdrejti kёto cilёsime, zёdhёnёsi Peter Stano megjithatё rikujtoi Serbinё se ajo ka detyrime tё dala nga kjo marrёveshje tё cilat edhe do pёrsfhihen nё kapitullin 35 tё negociatave tё anёtarёsimit. Mungesa e zbatimit, sipas Stanos, do ketё pasoja edhe në procesin e përgjithshëm të anëtarësimit të Serbisë nё Bashkimin Evropian.

Vëzhgimi i zhvillimeve dhe veprimeve në terren, do të jetë, sipas Stanos, masa kryesore për Bashkimin Evropian si dhe partnerëve tjerё ndërkombëtarë për të gjykuar nëse ka një realizim, nëse zbatimi është duke avancuar dhe nëse marrëveshja është e gjallë apo jo./RTK/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *