Paralajmërohet ngritja e çmimit të bukës pas rritjes së çmimit të rrymës

Përveç për bukën, është paralajmëruar edhe shtrenjtimi i produkteve bujqësore. Pensionistët të pakënaqur me vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Për krejt punën që bëhet brenda kësaj furre, është e domosdoshme energjia elektrike.

E me ngritjen e çmimit të rrymës, u shtuan edhe shpenzimet për këtë biznes në komunën e Lipjanit.

Prandaj, shitësja Olta Llugiqi nuk e përjashton mundësinë për shtrenjtimin e bukës.

Hallet iu shtuan edhe banorëve të fshatit Dobrajë e Madhe.

Këta thonë se pensioni që e marrin është i pamjaftueshëm për ta përballur një goditje të tillë financiare.

Ndërkaq në fshatin Gllanicë toka po punohet me të madhe.

Por, goditje për banorët që merren me bujqësi ishte ky vendim i Zyrës së Rregullatorit për Energji Elektrike.

Nga 1 prilli Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike vendosi që të ngrit çmimin e energjisë elektrike për 15 për qind.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *