Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Halil Çadraku, ka folë për rolin e ish-presidentit Hashim Thaçi gjatë luftës dhe kontributin e tij për Kosovën, shkruan Gazeta Metro.
Ai e vlerërsoi lart personalitetin e Thaçit gjatë luftës, por edhe pas luftës, madje e bëri një krahasim interesant.
“Nëse ka Zot nalt, për Kosovën ai është poshtë. Nëse s’do të ishte Hashim Thaçi kjo Kosovë s’do të ishte sot”, tha ai.
Ai u ndal edhe te presidenti Rugova, që tha se po të ishte ushtarak presidenti i ndjerë, lufta do të kishte marrë përmasa të tjera, dhe hendikep për ta ishte edhe mungesa e armëve.
“Ta kishte Rugova një veshje ushtarake dhe një allti në shokë, lufta jonë do të kishte marrë përmasa të mëdha. Mungesa e armatimit na bëri që të pranonim marrëveshjen”, theksoi ai.
Çadraku tha se Rugova kishte qenë i orientuar për një zgjidhje me mjete demokratike, por thotë se po shihet që një gjë e tillë s’është e mundur as sot me Serbinë.
“Rugova ka qenë i orientuar me metoda demokratike. Ne edhe sot spo mund të ndahemi me mjete demokratike”, ka thënë ai.