Kryeministri i Kosovës është deklaruar lidhur me sulmin e mbrëmshëm ndaj gazetarit Valon Syla.
Ai në fillim të mbledhjes së qeverisë ka thënë se sulmi ndaj Sylës është i papranueshëm dhe i patolerueshëm.
Kurti ka thënë se mospajtimet në bindje e qëndrime s’mund dhe nuk duhet të jenë shkas për sulme fizike, andaj në shoqëri demokratike frika nga fjala e lirë s’duhet të peshojë më shumë se liria e fjalës.
Kurti i ka uruar Sylës shërim të shpejtë dhe ka kërkuar që përgjegjësit për sulmin të vihen sa më parë para drejtësisë.