Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Lajm i mirë për diasporën: Pritet ulja e çmimit të biletave të fluturimeve -

Lajm i mirë për diasporën: Pritet ulja e çmimit të biletave të fluturimeve

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër pritet të nënshkruajnë një marrëveshje bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi, nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.

Samir Bllacaku, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, ka thënë për “indeksonline” se kjo marrëveshje është në frymën e normalizimit të hapësirës ajrore mes dyja vendeve dhe i paraprinë hapjes se korridoreve ajrore, për fluturimet komerciale.

“Republika e Kosovës ne bashkëpunim me NATO-n vazhdimisht është angazhuar në normalizimin e hapësirës ajrore, me te gjitha vendet e rajonit. Kjo marrëveshje është në frymën e normalizimit të hapësirës ajrore mes dyja vendeve dhe i paraprin hapjes se korridoreve ajrore për fluturimet komerciale”, ka thënë Bllacaku.

Sipas tij kjo marrëveshje është e rëndësishme, pasi që deri me tani këto korridore, janë shfrytëzuar vetëm nga fluturimet e NATO-se.

E me hapjen e korridoreve Ajrore me Malin e Zi, ai thotë se distanca e fluturimit do të shkurtohet për rreth 15 deri në 20 minuta. Ndërkaq ka thënë se megjithëse me shkurtimin e rrugëve ajrore shkurtohen dhe shpenzimet, çmimet e biletave përcaktohen nga kompanitë ajrore.

“Me hapjen e korridoreve ajrore me Malin e Zi, distanca e fluturimit shkurtohet për rreth 15-20 min. Me shkurtimin e rrugëve ajrore, shkurtohen shpenzimet, por çmimet përcaktohen nga kompanitë ajrore”, ka thënë Bllacaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *