Skuadra e Milanit fitoi dje ndaj Napolit me rezultatin e ngushtë 1-0 në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.
Golin e vetëm dhe të fitores për “Rossonerët” në këtë duel e realizoi Ismael Bennancer.
Në momentet e fundit, Milani kërkoi një penallti pasi Saelemaekers u rrëzua në zonë nga Lobotka.
Kjo e nervozoi futbollistin kosovar, Amir Rrahmani i cili iu afrua dhe u përlesh me belgun.
Nga kjo situatë, dy lojtarët u ndëshkuan me të verdhë nga gjyqtari.
Ja momenti:
@vinzilfc2 Amir Rrahmani ???????????? #amirrahmani #fight #milan #napoli #championsleague #kosovo #albania #footballtiktok