FrontLajm ditë më parë ka publikuar një lajm pas arrestimit të raportuar nga mediat kosovare të Valdrin Sahitit. Portali ynë kishte raportuar duke u bazuar në mediat tjera se pasaporta diplomatike dizenjatorit kosovar i është lëshuar nga presidentja Vjosa Osmani.
Për çështje korrektësie, ne pranojmë se kemi rënë pre e lajmit të rremë dhe kemi publikuar informacionin si të tillë.
Duke mos pasur qëllim të caktuar, FrontLajm kërkon falje për dezinformimin e publikut mbi rastin në fjalë duke premtuar se do të ketë më shumë kujdes në raportimet e ardhshme.
Ju falenderojmë për mirëkuptim!