Në Qeverinë e Kosovës, kryeministri i vendit, Albin Kurti zhvilloi takim me kryetarët e komunave.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, deklaroi se për shumë çështje që kanë parashtruar komunat ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje nga kryeministri.
Aliu përmendi edhe çështjen e tatimit në pronë dhe mundësinë e faljes së 100 eurove, duke thënë se kjo nuk është në kompetencën e tyre.
“Komunat janë gjetur në një situatë të pakëndshme para qytetarëve, pasi që dihet se një kompetencë e tillë nuk ju takon komunave. Asociacioni u jemi drejtuar juve me kërkesë për pezullimin për vendimin e vitit 2022 për vlerësimin e pronave, duke kërkuar që pagesa për prona, duke marrë parasysh vështirësitë ekonomike të paguhet sikur në vitin 2022. Jemi në pritje të veprimeve për këtë temë të rëndësishme”, tha ndër tjera ai.