Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Lajm i mirë: Kjo ministri hap konkurs për grante, kështu mund të aplikoni -

Lajm i mirë: Kjo ministri hap konkurs për grante, kështu mund të aplikoni

Udhëzuesi për aplikantë, Skema e Granteve “Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar (PZHRB) 2023“

Sqarim: Aplikimi bëhet online përmes Email-it sipas Rajonit Zhvillimor.

Për rajonin zhvillimor Qendër, veprimtaritë e bineseve që veprojnë në komunat (Fushë Kosovë, Drenas, Lipjan, Obiliq, Podujevë, Prishtinë, Shtime, Graçanicë) aplikimi duhet të bëhet në emailin: rajoni.qender@rks-gov.net
Për rajonin zhvillimor Jug, veprimtaritë e bineseve që veprojnë në komunat (Dragash, Malishevë, Rahovec, Prizren, Suharekë, Mamushë) aplikimi duhet të bëhet në emailin: rajoni.jug@rks-gov.net
Për rajonin zhvillimor Lindje, veprimtaritë e bineseve që veprojnë në komunat (Ferizaj, Gjilan, Kaçanik, Kamenicë, Viti, Hani Elezit, Novobërdë, Kllokot, Ranillug, Partesh, Shtërpce) aplikimi duhet të bëhet në emailin: rajoni.lindje@rks-gov.net
Për rajonin zhvillimor Perëndim, veprimtaritë e bineseve që veprojnë në komunat (Deçan, Gjakovë, Istog, Klinë, Junik, Pejë) aplikimi duhet të bëhet në emailin: rajoni.perendim@rks-gov.net
Për rajonin zhvillimor Veri, veprimtaritë e bineseve që veprojnë në komunat (Mitrovicë e Jugut, Skënderaj, Vushtrri, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan) aplikimi duhet të bëhet në emailin: rajoni.veri@rks-gov.net
Aplikimi:

Për Start-Up aplikimi duhet të bëhet nga personat të cilët synojnë të fillojnë biznesin dhe jo nga persona të tjerë në emër të tyre.

Për LOT 1 dhe LOT 2 (biznese ekzistuese) aplikimi duhet të bëhet nga pronarët/aksionarët e bizneseve siç figurojnë në çertifikatën e ARBK-së apo të autorizuarit e tyre me autorizim të noterizuar.

Sqarim: Një aplikant nuk mund të dorëzojë më shumë se një aplikacion në këtë Thirrje për Propozime, si dhe i gjithë dokumentacioni duhet të përcjellet vetëm me një email.

Afati i fundit për aplikim është më datë 05.06.2023. deri ora 16.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *