Një rast i çuditshëm është raportuar në Serbi.
Sipas mediave atje, një person i dehur në Beograd është arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje. Ai, sipas raportimeve, ka rrahur djalin e tij 17-vjeçar me bashkëshorten.
Një detaj i pazakontë është dëgjuar nga ky rast. Sipas policisë atje, ai ka kafshuar dorën e birit të tij teksa ka ushtruar dhunë ndaj tij.
Të njëjtit iu është ngritur kallëzimi penal për dhunë në familje.