Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
“Zbutet papunësia”, krijohen 120 vende të reja të punës në Kuvend -

“Zbutet papunësia”, krijohen 120 vende të reja të punës në Kuvend

Beneficione të mëdha dhe implikime buxhetore janë krijuar me miratimin e Rregullorës për Shtesa mbi Pagën Bazë për deputetë dhe për klasifikimin e Pagës për Stafin Mbështetës politik të Kuvendit të Kosovës.

Kësisoj, 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës me rregulloren e re iu mundësohet që secili nga ta të ketë nga një zyrtar ekzekutiv (zyrtari lartë personal)-C15 (koeficienti 5.8), që sipas ligjit të ri të pagave do të paguhen mbi 600 euro.

Kjo rregullore, e cila është miratuar muajin e kaluar, ndër të tjera parasheh edhe emërimin e stafit për kryetarët e Komisioneve Parlamentare, si dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Poashtu, secili Grup Parlamentar deri në 10 deputetë ka të drejtë të angazhoj një këshilltar politik, ndërsa Grupet Parlamentare prej 11 deri 20 deputetë kanë të drejtë t’i angazhojnë dy këshilltarë politikë.

Ndërsa, Grupi Parlamentar siç është ai VV-së më mbi 50 deputetë ka të drejtë t’i angazhojë 6 këshilltarë politikë që secili prej tyre do të paguhet mbi një mijë euro.

Në këtë rregullore poashtu parashihen edhe shtesa ekstra për deputetët dhe stafin mbështetës politik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *