Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Qeveria shqyrton sot një vendim për punëtorët e sektorit privat -

Qeveria shqyrton sot një vendim për punëtorët e sektorit privat

Qeveria e Kosovës do të vendosë sot për ndarjen e mjeteve për subvencionimin për tre muaj për bizneset që ua rritin pagat punonjësve të tyre.

Ministria e Financave ka propozuar që qeveria ta miratojë vendimin për zbatimin e pikës 1.3 në kuadër të masës 3.6 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, e cila parasheh subvencionim për tre muaj për bizneset që ua rritin pagat punonjësve të tyre, të cilët marrin pagë primare deri në 1 mijë euro.

Sipas propozimit të Ministrisë, qeveria do të shqyrtojë sot ndarjen e një shume të mjeteve për zbatimin e kësaj mase.

Qeveria do të subvencionojë për tre muaj deri në 50 për qind të rritjes së pagës për punëtorët në sektorin privat.

“Në kuadër të masës 3.6 – Mbështetja e likuiditetit familjar, të gjithë punëdhënësit në
sektorin privat që rrisin pagat deri në njëqind euro (100 €) të punëtoreve që marrin
pagë primare deri në njëmijë (1,000 €), e që kualifikohen për përfitim, mbështeten me
subvencionim prej pesëdhjetë për gind (50 %) të rritjes së pagës për punëtor, për tre
muaj”, thuhet në pikën 1.3 në kuadër të masës 3.6 të Pakos për Ringjallje Ekonomike.

Po ashtu, me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria sot pritet të vendosë edhe për mbështetjen me nga 100 euro shtesë për të gjithë punonjësit e administratës publike të cilët kanë pagë primare deri në 1,000 euro.

Vendimi pritet të miratohet në mbledhjen që kabineti qeveritar e mban sot duke filluar nga ora 11:00, raporton Paparaci.

Në rend të ditës, qeveria ka vendosur gjithsej 15 pika për shqyrtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *